Krenar që jam shqiptar, Manjani: Populli nuk blihet

Nga: Ylli Manjani

Pjesmarrja ekstremisht e ulët në votimet moniste të sotme, deri në nivelin e të punësuarve në shtet, ishte përgjigja më e mirë për Ramën, Soreccën, Boschardin, Palmer-in e gjithë sorollopin e tyre.

Më së paku, janë 1 milionë shuplaka që i ranë turinjve të nxira udhëheqësit që sot kujtoi se bëri historinë. Ishte përgjigja proporcionale ndaj dhunës shtetërore e motivuar tërësisht nga axhenda personale e Edi Ramës. Ndaj sundimit pa kushtetutë e ligje të një grupi njerëzisht që janë në pushtet pa vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte përgjigja e duhur ndaj nevojës së panegocueshme për demokraci, kundër çdo lloj sundimi autokratik! Terezitja e shifrave për të na i shitur këto votime moniste si zgjedhje është dëshpërim pas asaj “fitore” që shpallën para dy ditësh nga deklaratat e miqve personalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte njëkohësisht edhe mesazhi më i qartë se shqiptarët janë njerëz të paqes edhe kur qeveria e tyre i vjedh e i dhunon. Përfundimisht populli nuk blihet edhe kur disa individë faqezinj vendosin të shiten. As sa në sondazhe nuk kanë dalë, falë meritës së Shqiptarëve që masivisht dhe paqsisht e injoruan këtë pocaqi të partisë shtet.

Jam 100% i bindur se ata që nuk morën pjesë në votime sot nuk janë të gjithë dakort me PD, LSI, PDIU, PR partitë e opozitës. Nevojë ulëritëse kjo edhe për opozitën që të hapet dhe të dëgjojë më shumë sesa të flasë. Por për një gjë jam 200% i sigurtë që Edi Ramën nuk e duan më nëpër këmbë! Ky nuk është më sondazh, por realitet. Kush ka sy n’ballë e mend n’kokë bën mirë ta kuptojë këtë mesazh të shqiptarëve sot, më 30 qershor 2019. Jam vërtetë krenar që jam Shqiptar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?