Krerët e PD, ambasadorëve: Mos u bëni zot në shtëpinë tonë

Në Partinë Demokratike duket se janë hedhur të gjithë në sulm kundër ambasadorëve, të cilët po këmbëngulin në kërkesën e tyre për të miratuar reformën në drejtësi.

Kështu, kryetari i degës së PD-së, Shkodër, Ramiz Çobaj dhe ai i Lushnjës, Myslim Murrizi, duke iu referuar deklaratave të fundit të ambasadorëve në Tiranë për reformën në drejtësi dhe dokumentit që përfaqësuesi i SHBA-së dhe BE-së kanë dërguar në Kuvend, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u kanë kërkuar atyre që të mos e kalojnë cakun.

Çobaj i kujton madje Lu-së dhe Vlahutin që të rrinë si miq në Shqipëri dhe të mos përzihen në çështje që sipas tij nuk u takojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta ‘miqtë’ na janë bërë edhe zot shtëpie dhe ne jemi kthyer miq në shtëpinë tonë. Dikush duhet t’u kujtojë këtyre “Guvernatorëve të paemëruar”, se janë miq, i çmojmë si miq dhe si të tillë mund të na japin vetëm këshilla. I zoti i shtëpisë e di se ku i pikon çatia’ dhe ne shqiptarët e dimë mirë, e mezi po presim ‘të riparojmë çatinë’ tonë. Është e vërtetë se në të drejtën zakonore (Kanuni i Lekë Dukagjinit, por jo vetëm ky), ‘shtëpia asht’ e Zotit dhe e mikut’, por deri më sot, mikut nuk i është liruar asnjëherë ‘qoshja e zotit shtëpisë’, shkruan kryetari i degës së PD-së në bashkinë Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

“Kush i ka miq le t’i respektojë si miq, ata janë punonjës të administratës së ministrive të jashtme të vendeve të tyre dhe këtu janë në punë. Ka prej tyre që kanë qenë me punë edhe në shtete tjera dhe si ka parë njeri as kur kanë shkuar as kur kanë ikur. Nuk ka shqiptar që nuk i njeh prej 26 vitesh ambasadorët e Amerikës, të BE-së dhe KE-së, edhe pse jo rrallë kanë qenë nga vende inferiore që nuk i gjen as në harta ushtarake. Po të pyes a i njohin qytetarët italianë ambasadorët? Po grekët? Po malazezët? Se nuk po pyes për anglezët, gjermanët apo francezët. Po në vendet e tyre a i njeh njeri këta përveç kolektivit që punojnë?”, shprehet sakaq, Murrizi, kreu i PD-së së Lushnjës, i cili i fajëson politikanët shqiptarë që u kanë dhënë sipas tij ambasadorëve rol më të madh se ç’u takon.

“Servilizmi i klasës politike Shqiptare ka bërë që këta të ndihen e të sillen si protektorë jo guvernatorë. Dhe ky servilizëm vjen nga hajdutllëku e si të zënë në faj respektojnë nga halli ose ndajnë peshqeshe me këta punonjës diplomatë të vendeve të ndryshme që të mbulojnë horrllëkun e tyre para syve të botës”, shkruan Murrizi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?