Krerët e shtetit përcjellin urimin: Gëzuar Bajramin!

 

Presidenti Bujar Nishani, Kryetari  i Parlamentit Ilir Meta por dhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe të opozitës vizutuan sot ambientet e komitetit Mysliman për të përcjellë urimin me rastin e Fiter Bajramit.

“Uroj gjithë shqiptarët për më shumë lumturi dhe begati në familjet e tyre. Zoti u shpërbleftë sakrificat besimtarëve”

Ndryshe nga vitet e tjera, Kryeministri Edi Rama çoi ministrat e tij- Ministrin e Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi dhe ministren e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni- në ambientet e Komitetit Mysliman për të përcjellë urimin e rastit.  Vetë kryeministri Rama ishte në Durrës për të përuruar linjën e re të trageteve Durrës- Bari

Blendi Klosi: “Në emër të kryeministrit Edi Rama uroj besimtarët myslimanë që harmoia e paqja e këtij muaji të shtrihet si solidaritet në ata njerëz që kanë më shumë nevojë.  Është hera e parë që nuk flasim për xhaminë e madhe pasi e kemi realitet nga kjo qeveri. Shumë shpejt do bëjmë inaugurimin e Odeonit të Bektashinjve”

Për të përcjellë urimin me rastin e Fiter Bajramit ishte edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, ndërsa kryetari I PD-së përcolli urimin përmes rrjetit social facebnook: Gezuar Fiter Bajramin! Shendet, mbaresi dhe miresi per cdo shqiptar!

SHKARKO APP