Kreshnik Spahiu: Basha kthehet dhe merr PD pas zgjedhjeve, po përdor ”armën” e Berishës

A është e rastësishme që Lulzim Basha e ka dhënë dorëheqjen si kreu i PD-së vetëm me akt fjalimi në seli, e jo me letra? Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se Basha po përgatit rikthimin në krye të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve lokale.

Spahiu mendon se Basha po pret humbjen në zgjedhje të dy grupeve të PD-së, atij të Berishës dhe atij të Alibeajt për t’u kthyer si shpëtimtar i PD. Sipas Spahiut, për dy javë Basha shkon në SHBA ku është thirrur pikërisht lidhur me seancën gjyqësore për vulën e PD, e zhvilluar pak ditë më parë.

“Mendoj se Basha po përgatit rikthimin, sepse Basha po pret të sulmojë me të njëjtën armë që e sulmoi Berisha në 6 mars. Po pret humbjen në 60 bashki të Berishës. Ai do rikthehet pas zgjedhjeve lokale si shpëtimtar i dy humbësve, Berisha dhe Alibeaj, të cilët vetëm luftë me PSD nuk kanë. Juridikisht s’e ka dhënë dorëheqjen, do kthehet defakto në krye të PD pas zgjedhjeve. Në dijeni time, Basha për 2 javë shkon në SHBA ku është thirrur pikërisht pas procesit gjyqësor për vulën, që u ndoq edhe nga përfaqësues të SHBA”, tha Spahiu për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP