Kreshnik Spahiu i AK: Mos tako zoti Kerry këta hajdutë,nesër!

Kryetari i Aleancës Kuq-e-Zi, Kreshnik Spahiu, i ka dërguar një mesazh zanor nga sheshi “Nënë Tereza”, Sekretarit Amerikan të Shtetit, z.John Kerry, që do të vijë nesër në Tiranë.

Mesazhi i Spahiut dhe anëtarëve të partisë së tij ishte ky: Mirësevjen z.Kerry, eja dhe publiko emrat e politikanëve tanë kriminelë.

Me anëtarët e AK-së në sfond, që kishin vendosur banderola tek Universiteti i Tiranës,  Spahiu i dha Kerry-it këtë mesazh:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirësevini në tokën dhe kombin më proamerikan, por shqiptarët presin që ju të mos u shtrëngoni dorën atyre politikanëve që populli i njeh, se ata për 25 vjet e shpërdoruan vendin dhe ndihmën amerikane. Për këtë arsye ne sot nuk jemi një 1 milionë shqiptarë në shesh, siç pritëm dikur sekretarin amerikan James Becker, sepse shqiptarët janë të zhgënjyer. Ata kanë emigruar me shpresën se do bëhen amerikanë, gjermanë, anglezë, po ata enden duke ndërtuar grataçielat dhe nuk kanë mundësi të ndërtojnë atdheun e tyre sepse nuk patën kurrë një qeveri proamerikane

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, z.Kerry, ju do të gjeni këtu, investime nga Azerbajxhani, Kina, Turqia. Ju mirësevini, po do të gjeni zero investime amerikane se këtyre qeveritarëve s’iu interesojnë ato por vetëm xheat e tyre, se janë më të pasur se ju, më të pasurit në rajon, më të pasurit në Ballkan.

Këta zyrtarë dhe qeveritarë i kanë vilat e tyre të shtrenjta sa Shtëpia e Bardhë. Ju lutemi, publikojini emrat e politikanëve kriminelë, se askush nuk guxon.

Ne ëmër të shqiptarëve, mos i shtrëngoni dorën këtyre politikanëve, se ata do të shpërdojnë çdo ndihmë tua,j ata do të çmendim gjithë popullin në fushatat elektorale me fotot që do dalin me ju!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?