Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Spahia: Protestë e pandalshme deri në dorëheqjen e Ramës

Nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, fjalim mbajti edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Për të protesta duhet të jetë e pandalshme deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Era e ndryshimit nisi nga Shkodra dhe kam bindjen se me këtë kurajo për të mos u dorëzuar, era e ndryshimit po fryn në të gjithë Shqipërinë. 

Nuk na duhet të ikim ne nga vendi, është koha që të ikë Qeveria. Është koha që të rikthejmë shpresën. Ne e dimë që nëse qëndrojmë indiferencë asgjë nuk ndryshon. Reagimi është i vetmi opsion.

Ne duhet të rezistojmë, duhet të luftojmë, duhet të protestojmë. Qeveria ka frikë nga ne, nga populli i zemëruar nga korrupsioni. Ata duan të na shohin të thyer, të lodhur, të ndarë. Ne sot jemi të bashkuar, jo vetëm demokratët. Ne sot këtu jemi me kokën lart dhe me zërin tonë të fortë kërkojmë ndryshimin që po vjen”.

SHKARKO APP