Kreu i Bashkisë Shkodër, Spahia: Përmbytjet pas hapjes së digave. Nuk jemi njoftuar

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia thotë e nuk janë njoftuar paraprakisht, ndërsa shtoi se në ndryshim nga Lezha, krejt Shkodra varet nga portat e hidrocentralit të kaskadës së Drinit. Për të e gjithë situata kritike është shkaktuar nga hapja e digave.

“Situata është anormale dhe nuk varej nga reshjet, por situatë krejtësisht të varuar nga shkarkimet e portave të hidrocentralit. Në kohë rekord pati rritje ekstreme të nivelit të ujit që i gjeti të papërgatitur banorët”,-tha në ”Çim Peka Live”.

Nga ana tjetër, Spahia shtoi më tej se Shkodra është e përgatitur të përballojë situata që lidhen me sasinë e reshjeve, por shprehu shqetësimin se duhet të lajmërohen për hapjen e portave.

“Flasim për domosdoshmërinë e lajmërimit për hapjen e portave të hidrocentraleve. Situatë krejt tjetër se çdo reshje e natyrës. Nënkryetarët e Bashkisë Shkodër dhe unë nuk jemi njoftuar për hapjen e digave”.

SHKARKO APP