Kreu i deputetëve të PS: Amnistinë fiskale do ta miratojmë brenda këtij sesioni

Kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët për ligjin e amnistisë fiskale. Balla tha se ky ligj i bën mirë ekonomisë së vendit, dhe se do të miratohet brenda sesionit.

“Amnistinë fiskale nuk e miratojmë dot me procedurë të përshpejtuar sepse nuk na e lejon kushtetuta, por do të bëhet brenda sesionit.

Amnistia fiskale apo ligje të tjera të rëndësishme do i miratojmë në javët në vijim. Kuvendi i ka votat për miratimin e çdo ligji, ligje që kërkojnë 3/5, apo 2/3. Kështu që nuk mendoj se është korrekte të shprehem sot sepse deputetët e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnistinë fiskale. Ky ligj i bën mirë ekonomisë së vendin dhe mendoj se me rëndësi është nevoja që ka sot ekonomia e vendit për të miratuar ligje të tilla. Kështu që mos u gaboni në konstatimin tuaj se nuk i ka votat”, tha Balla.

SHKARKO APP