Kreu i Fondit të Katarit, Abdulrazak bin Abduljalil Abdulghani Al-Abdulghan viziton Tiranën

“Me miqtë e mirë nga Katari, kreun e Fondit të Katarit, Abdulrazak bin Abduljalil Abdulghani Al-Abdulghani dhe ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri, vizituam Kolegjin Fexhr, investim i “Qatar Charity Albania”, një nga shumë veprat e mira të realizuara nga bashkëpunëtorët tanë fantastikë!”- shkruan Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Duhet nënvizuar se Katari është një mik i veçantë dhe i mirë për Shqipërinë. Katari mbetet një supërfuqi ekonomike në zonën e Gjirit të Lindjes së Mesme dhe ata kanë ndihmuar në projekte dhe investime vendin tonë.

Abdulrazak bin Abduljalil Abdulghani Al-Abdulghani njihet për popullaritetin e tij në shërbim të njerëzve të thjeshtë.

Asnjë interes të madh ekonomik nuk kanë me Shqipërinë por vetëm nisur nga dashuria për popullin shqiptar si dhe humanizmi ka bërë që Katari të jetë në vendin tonë me kontribute, projekte dhe ndihma.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri, është njeri i thjeshtë dhe lëviz nëpër Shqipëri me synimin se si mund të ndihmojë popullin shqiptar.

 

SHKARKO APP