Kreu i grupit të PD, Bardhi: Ngushëllime për familjen Hoxha! Shërim të shpejtë deputetit Çela

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për tragjedinë në Lushnjë që la pas dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, përfshirë deputetin e PS-së, Bujar Çela. Teksa shpreh ngushëllimet familjes Hoxha për dy humbjet tragjike, i uron kolegut shërim të shpejtë.

“Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje.

Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP