Kreu i Grupit të PPE bisedë online me Bashën: Zgjedhjet janë jetike për të ardhmen europiane

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online me Manfred Weber, kryetar i grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, atë të Partisë Popullore Europiane. Gjatë bisedës, kreu i selisë blu theksoi se shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi. Sipas tij, zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve është e lidhur ngushtë me integrimin europian të vendit.

”Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bejë progres në procesin e integrimit në BE. Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpra në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”, tha Basha.

Nga ana tjetër, Manfred Weber theksoi se është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e pëcaktuara nga BE-ja janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë. Ai u interesua për standartet dhe infrastrukturën zgjedhore, më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës, dhe në përgjithësi me aksesin në infrastrukturë për aktivitetin politik të PD. Ai theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?