Kreu i Kadastrës, Artan Lame flet për pronat e Durrësit: Situata e trashëguar në arkiv e tejkalon imagjinatën

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, në një konferencë për mediat bëri me dije së drejtoria e Durrësit ka ngritur një grup punë për të bërë inventarizimin e dokumenteve të pronave në qytetin bregdetar.

Lame deklaroi se situata e trashëguar në arkiv për pronat në bregdet ka qenë mjaft problematike dhe tejkalonte çdo imagjinatë.

“Interesat pasurore dhe ekonomike arritën më shpejt në Durrës. Për shkak të këtyre interesave kishte edhe një dëmtim më të lartë. Siç jeni në dijeni për shumë vite kjo është një pjesë turpi. Zyrat e regjistrimit të pasurive kanë qenë në mjediset e një qendre tregtare private. Muajt e fundit ndërmorëm një aksion për ta hequr drejtorinë e Durrësit nga këto ambiente, në vijim të reformës të ndërmarrë nga qeveria për shërbimet online dhe për ta hequr nga kthetrat e atyre që e kishin bërë hipotekën e Durrësit si shtëpinë e tyre. Tashmë kemi raportin e kontrollit me 600 faqe shumë i detajuar dhe falënderoj grupin që u mor me këtë raport”, tha Lame.

https://fb.watch/c3PN-8Vnl9/

 

SHKARKO APP