Kreu i komanduar i PD, Alibeaj: Deputetët duan proces pa përjashtime, ja si do arrihet bashkimi

8 orë zgjati mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, dhe në një prononcim për mediat, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se në mbledhje u konstatuan dy gjëra. Po ashtu ai ka treguar edhe sesi mund të arrihet bashkimi.

”Berisha erdhi si gjithmonë. Unë i thashë të njëjtat gjëra, megjithatë vura re me kënaqësi që shumica dërrmuese e kolegëve të mi, e deputetëve të PD-së konstatuan në mënyrë të qartë, të plotë disa gjëra të thjeshta të cilat shkojnë drejt lëvizjes për bashkimin.

Një proces i njëanshëm i filluar dhe që ka çoroditur strukturat e PD-së nuk të çon në bashkim. Ky është konstatimi i parë. Bashkimi do duhet të realizohet në bazë të një procesi organizimi të përbashkët, ku gjithë anëtarësia të përfshihet dhe mos ketë përjashtime.

Votimi i riorganizimit të fillojë nga qeliza që është seksioni dhe pastaj te grup sesioni e pastaj te degët, me qëllimin e mirë që ajo që quhet strukturë e PD-së të jetë e plotë. Kjo u tha në shumicë dërrmuese disa herë nga deputetët të cilët e ofruan këtë si një zgjidhje”.

SHKARKO APP