Kreu i Komisionit të Venecias: Shumica duhet të respektojë pakicën
Presidenti i komisionit të Venecias Giani Buquicchio këshilloi palët politike të gjejnë rrugën e dialogut dhe konsensusin për reformën në drejtësi.
Në mbyllje të vizitës në Tiranë ai tha se politika nuk duhet të kërkojë unamitetin, pasi ky nuk do të prodhonte asnjë rezultat pozitiv. Giani Buquicchio përsëriti edhe njëherë apelin drejtuar mazhorancës për të respektuan opozitën në çdo vendimmarrje.
Duke vlerësuar me rëndësi reformën në drejtësi tha se “reformat nuk duhet as të nxitohet por dhe as të zvarriten” ndërsa “Dekriminalizimi mund të arrihet përmes një reforme legjislative që mund të arrihet në zgjedhjet e ardhshme”.
Giani Buquicchio: “Kam folur me shumë përfaqësues të institucioneve politike dhe fjalët që kanë mbisunduar ka qenë dialogu, konstruktiviteti madje është folur dhe për konsensus. Konsensi më i gjerë i mundshëm nuk do të thotë unanimitet.
Kur ka unanimitet në politikë nuk arrihet kurrë rezultat. Zgjedhjet demokratike do të thotë se nëse janë bërë zgjedhje dhe kanë çuar një rezultat epërsi ka shumica, por demokraci do të thotë që duhet respektuar edhe pakica politike, veçanërisht opozita. Duhet pranuar pozitat divergjente, por brenda së mundshmes duhet gjetur një terren miërkuptimi, dhe këtu del edhe roli i Komisionit të Venecias. Ne jemi për të siguruar që palët politike të bien në ujdi për më të mirën e vendit.”
KOHA JONË SONDAZH

