Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi: Asnjë qytetar, vëzhgues apo komisioner nuk do të lejohet me telefon në qendrën e votimit

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë konferencë për mediat deklaroi se KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore si edhe pajisjet e identifikimit elektronik. Celibashi ka bërë të ditur se nëse vihet se re dikush shihet me telefon në dorë është një tentativë për të fotografuar votën.

Apel për votuesit që të mos e shesin votën?

Celbashi: Ka patuar thirrje të herëpashershme nga KQZ dhe faktori ndërkombëtar, por edhe nga subjekte politike për t’i thënë ndal fenomenit të shitblerjes së votës. Nuk e di me siguri se nuk i kemi mjetet dhe mundësitë për ta verifikuar. Kjo problematikë qëndron, por që si ai që e shet dhe ai që e blen është në pozitën që nesër pasnesër do të ketë penalitete dhe sanksione shumë të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresoj që kjo të dëgjohet. Shpesh ka një lloj amplifikimi dhe tendence për ti amplifikuar fenomenet që edhe pse ekzistojnë nuk janë në atë masë që mund të venë në rrezik procesin e zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë votues me cellular nuk do të lejohet të hyjë në qendrën e votimit. Kushdo që shfaqet do konsiderohet si tentativë për fotografuar votën dhe do të ndiqet. Është një masë parandaluese në kuadër të luftës që të gjithë po bëjnë për të frenuar shitblerjen e votës.

Si do t’ia ndaloni telefonin votuesve?

Celibashi: Komisioni nuk do kontrollojë votuesit. Një votues nuk do të lejohet që ai të futet në qendër me telefon. Nëse ne nuk të shikojmë me telefon në dorë prezupozohet që nuk e ke. Por çdo gjest i cili tregon se je në posedim të një telefoni dhe e prezanton në qendër kjo do konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?