Kreu i KQZ-së: Kemi shumë pak probleme teknike, udhëheqësit politikë të demonstrojnë qetësi dhe maturi
Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë një pasqyrim të procesit të votimit në të gjithë vendin. Përmes një statusi në Twitter, Celibashi thotë se ka pasur raste që kanë hasur problematika teknike, ndërsa ka ftuar kandidatët për deputetë dhe udhëheqësit politikë që të demostrojnë qetësi.
”Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve”,-shkruan Celibashi.
Në orët e para të procesit të votimit ka pasur disa problematika jo madhore në disa qendra të cilat po marrin zgjidhje nga KQZ. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha tha se në disa zona të thella nuk ka pasur operatorë për paisjen e identifikimit elektronik, kjo edhe për shkak të infrastrukturës së vështirë. Sipas saj përdorimi i pajisjes së identifikimit deri më tani nuk ka funksionuar në rreth 100 qendra votim ku votimi vijon me metodën tradicionale.
Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve.
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 25, 2021