Kreu i Kuvendit letër Presidentit Meta: Presim kandidaturën për kreun e KLSH

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i është drejtuar me një letër Presidentit Ilir Meta, ku i kërkon të propozojë kandidaturën për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,-thuhet në letrën e tij.

Maxhoranca deri më tani ka rrëzuar tre herë kandidatët e presidentit, Ilir Meta për të qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, përkatësisht Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?