Kreu i Kuvendit, vizitë në Zvicër (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit Tschappat i uroi mirëseardhjen Kryetarit të Kuvendit z. Meta dhe delegacionit parlamentar shqiptar që e shoqëron në Zvicër duke shprehur ndjenjat më të ngrohta të miqësisë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu kënaqësinë për këtë vizitë zyrtare në Zvicër duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe peshën e kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se Zvicra përfaqëson një vend mik të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe se shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë qëndrimit në Zvicër Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shoqërohet prej  Fatmir Toçi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Sekretares se Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të parë videon klikoni këtu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?