Kreu i LSI: Rasti im në PS nuk ka ngjashmëri me debatin Rama-Blushi

Si një ish-socialist,Kryetari i LSI, Ilir Meta u shpreh sot se rasti i tij i ikjes nga PS nuk është i ngjashëm me debatin aktual, Rama-Blushi.

Në një prononcim për mediat, jashtë sallës së Kongreseve, Meta nuk mohoi se do ishte mirë që në Kongresin e socialistëve të merrte pjesë dhe Fatos Nano, ish-lideri i PS.

“Demokracia e brendshme i përket çdo partie politike. Nuk kam dëgjuar se dikush ka shpallur ndonjë alternativë për forcë të re politike dhe absolutisht ky kongres do i shërbejë qeverisjes se vendit që presin të gjithë progresistët e socialistët”.”.

Po a jeni njohur me platformën e Ben Blushit që aspiron për të marrë kryesinë e PS që aktualisht e ka Edi Rama?

Ju dëshironi të më bëni pjesë të kongresit, unë jam i ftuar nuk jam delegat, ishte kënaqësi të përshëndesja

A do donit që të kishte ardhur në Kongres dhe z Nano?

Gjithëpërfshirja është gjithmonë e mirë!

Pak para kësaj deklarate, Kryetari Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI) Ilir Meta gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ne Kongresin e Partisë Socialiste u shpreh se kur socialistët janë të bashkuar, në Shqipëri e majta fiton bindshëm.

Sipas tij, gjatë këtyre tre viteve puna e bërë nga qeveria ka qenë mëse e lavdërueshme, duke arritur rezultate pozitive.“Unë duhet ta merrja fjalën pas De Biazit, normalisht pas gjithë italianëve të ftuar këtu, ai e meritonte të ishte. Vendosa të ndryshoj fjalimin tim, pasi dëgjova mikun tonë, Gianni Pitela, kur me nxitjen e tij, krijuam Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Këto tre vjet, kjo aleancë ka arritur dy fitore mjaft bindëse në zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet vendore, duke konfirmuar të vërtetën historike se kur e majta është e bashkuar, fiton gjithmonë bindshëm. Kur e majta është e bashkuar në Shqipëri fiton gjithmonë bindshëm. Natyrisht kaq nuk mjafton se fitorja nuk është qëllim në vetvete, por unë mendoj se keni shumë arsye për të qenë krenar sot për shumë arritje të arritura sot, ndryshime që u bënë kur vendi rrezikonte një kolaps. Ishin këto reforma që u zhvilluan në kushte shumë të vështira në siguri, në shërbime publike, administratë publike ndryshime që bënë të mundur që vendi ynë të arrinte statusin e vendit kandidat në BE. Mjafton që ato të ndiqen që të japin frytet e tyre. Sot jemi në momentin e rëndësishëm për finalizimin e Reformës, asaj në Drejtësi, që është momenti më i rëndësishëm. Unë besoj se duke realizuar këtë reformë dhe duke miratuar paketën kushtetuese në javët e ardhshme, do japim një mesazh për qytetarët dhe partnerët tanë që kërkojnë forcimin e shtetit ligjor në vendin tonë.

Ne realizuam reformën territoriale, dhe tani është mundësia që të gjithë të zgjedhurit të mund të rrisin cilësinë e shërbimit anembanë vendit. Ajo ku dua të ndalem është Reforma zgjedhore, e cila duhet të sjellë një hov tjetër cilësor për zgjedhjet në vendin tonë. Zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të jenë më të mira se të kaluarat, por duhet të jenë zgjedhjet me standardet më të larta.”

Kurse Rama ne fjalen pershendetese ne Kongres e cilesoi Ilir Meten nje bashkekryetar.

“Falënderoj për ribashkimin e PS dhe e kam fjalën për bashkëkryetarin Ilir Metën e meqë e nisa me një parantezë evokimesh, nuk kemi vetëm kujtime të mira mes nesh, dy pjesë të kësaj familje nuk janë ende të çliruara nga pesha e së kaluarës”.

SHKARKO APP