Kreu i PD, Basha anulon aktivitetet publike

Pas zyrtarizimit të dy rasteve të para të prekur me koronavirus, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije anullimin e dy aktiviteteve publike. ”Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar”,-shkruan Basha në një postim në facebook.

Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, nga sot është urdhëruar mbyllja e të gjitha aktiviteteve publike dhe jo publike, të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca. Po ashtu, anulohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, të tilla si koncerte dhe dëgjesa publike deri më 3 prill 2020.

Postimi i plotë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme. Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

SHKARKO APP