”Kreu i PD figurë e dashur për PS”, Berisha: Ramën, Bashën dhe gurin do t’i rrokullis të tre
Në takimin me demokratët në Kurbin përmes ”Foltores”, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha është figurë e dashur për PS, gjë të cilën e treguan edhe sondazhet e fundit, ndërsa kujtoi edhe deklaratën e Edi Ramës se Luli është çun i mirë.
“Lulzim Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. E thonë tellallët e saj që dalin nëpër ekrane se drita e ”Foltores” i verbon ata. E thotë me gojën e tij vetë Edi Rama, i cili në mënyrë të përsëritur i thoshte se problem kam Sali Berishën, por ky është çun i mirë dhe merrem vesh.
Mbrëmë kreu i ”Meduzës” deklaronte se midis Bashës dhe Berishës, natyrisht Berisha e ka të rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin, të tre do u rrokullis, je i pashpresë.
Votuesit socialistë në sondazh thanë se 30% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Zgjedhësit demokratë vetëm 24% e tyre ndjehen me Bashën. Ndërsa anëtarët e PD, vetëm 7% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Beteja jonë është që këto ditë, deri në 11 dhjetor, kjo 7% të bëhet 0.2%”.