Kreu i PE, Sassoli mezash falënderimi për Presidentin Meta
Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë ka takuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, për të cilin ka shpërndarë një mesazh falënderimi në rrjetin social Twitter.
“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për diskutimin e frytshëm.
Parlamenti Europian është dhe do të jetë gjithmonë një mbështetës i fortë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne do të bëjmë çmos për të forcuar besueshmërinë në procesin e zgjerimit”,- shkruan Sassoli në mesazhin e tij.
Thanks, President @ilirmetazyrtar, for the fruitful discussion. The @Europarl_EN has and always will be a firm supporter of the European perspective of the Western Balkans. We will do our utmost to reinforce credibility in the enlargement process. https://t.co/ui0moDXWWe
— David Sassoli (@EP_President) February 4, 2020