”Kreu i pedagogëve ish-punonjës i SHIK”, Meta-Ramës: Mjaft denigrimit neokomunist. Qeveria të heshtë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundër drejtuesit të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçit se ka qenë punonjësi i SHIK-ut. Meta shkruan se i duhet dhënë fund denigrimit neokomunist dhe se ka ardhur koha që zëri i pedagogëve të dëgjohet më shumë dhe jo qeveria të heshtë.
“Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme. Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave! Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve”, shkruan Meta.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka marrë një tjetër përgjigje nga Edi ama, Kryeministri shkruan në një postim në Twitter, se një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e rublave, nuk merret seriozisht.
https://kohajone.com/rama-kovacit-nje-shiks-i-maskuar-si-sindikalist-per-te-importuar-zullumin-e-rublave-ska-asnje-shans-te-merret-seriozisht/