Kreu i PL-së, Ilir Meta del nga SPAK: U mora në pyetje si kundërshtar i regjimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga zyrat e SPAK, pas më shumë se 3 orësh marrjen në pyetje.

Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK se merret me opozitën që të shpëtojë Edi Ramën. Por nuk do ta shpëtojë dot, tha presidenti i PL-së.

‘SPAK është kthyer në një parti bashkë qeverisëse të Edi Ramës. Jam pyetur tre orë kot më kot për ata që nuk kanë asnjë lidhje me mua.

Swiss Digital Desktop Reklama

U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal, në vend që të ndalojnë Edi Ramën, inceneratorin, aferën e portit të Durrësit, PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi, merren me përrallat e laraskave të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani do të ik tek sipërmarrja, kur të doni ju do të bëj konferencë shtypi.

Tani kam tryezën, këtë do Dum Dumani, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama, Dum Dumanit.

Si kundërshtar i narkoregjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës, për të shpëtuar Edi Ramën.

Nuk e shpëton dot’, tha Ilir Meta për mediat pas daljes nga SPAK.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?