Kreu i ri i OMONIA-­s takon Samarasin: Mos e harroni minoritetin grek!

Kreu i ri i OMONIA-­s, Leonidha Papa, takoi një ditë më parë në Igumenicë kryeministrin grek Antonis Samaras.

Sipas mediave greke, Papa shprehu kënaqësinë që takimi i parë pas zgjedhjes së tij në krye të OMONIA-­s ishte ai me kryeministrin grek dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që minoriteti grek në Shqipëri ka marrë nga qeveria e Athinës.

Duke iu referuar pensioneve OGA të hequra nga qeveria, Papa shprehu shpresën se kjo çështje do të zgjidhet shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Epiri i Veriut duhet të ndihet një anëtar i plotë i helenizmit ekumenik dhe jo një copë e harruar”, është shprehur Papa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq mediat shkruajnë se kryeministri Samaras shprehu vullnetin e tij dhe qeverisë greke për të zgjidhur problemet e minoritetit grek në Shqipëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?