Kreu i ri i SPAK-ut përcaktohet nga qeveria? Bardhi: Ndërhyrje në hetimet për inceneratorët
Arben Kraja është drejt dorëzimit të postit si kreu i SPAK-ut, duke hapur kështu garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Këtë të premte u mbaj edhe mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi thotë se lajmet për përcaktime nga qeveria janë shqetësuese, në një kohë që janë ende të hapura hetimet për aferën e incerenatorëve.
”Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve”.
Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) September 16, 2022