Kreu i ri i SPAK-ut, thirrja nga ambasadorja Yuri Kim: Procesi të jetë pa manipulime
Këshili i Lartë i Prokurorisë miratoi listën për kandidatët: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, ku njëri prej tyre do të jetë edhe kreu i ri i SPAK-ut. Ndaj dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim kërkon që gara të jetë transparente.
Ambasadorja shkruan në Twitter, se procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi.
“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë, i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë Reformën në Drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK, si reforma në drejtësi, duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter.
1/2 Now that candidates for the next SPAK chief are confirmed, it is essential for the process to be transparent so that the next chief is (1) selected based on qualifications & track record and (2) capable & determined to intensify the fight against corruption & organized crime.
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) November 22, 2022