Kreu i shtetit: Për Dvoranin përgjegjësia është 100 % e KLGJ
Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se po pret përgjigje zyrtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.
Kreu i shtetit deklaroi se i ka dërguar kërkesë një institucioni shtetëror dhe jo shoqatave vendase apo të huaj, ndaj dhe pret një përgjigje ligjore nga KLGJ.
“Në rastin aktual përgjegjësinë 100% e ka KLGJ, pavarësisht se kë pyet apo kujt i merr mendim. Justifikimet se kështu na tha dikush apo partnerët nuk qëndrojnë, sepse përgjegjësia do jetë e KLGJ-së direkt. Nesër një anëtar i Gjykatës Kushtetuese mund të thotë që do pyes dike tjetër apo një specialist të huaj për të marre një vendim. Po ku mund të ndodhe kjo? E kam thënë që në Tirane qarkullojnë disa Kushtetuta, por ne e kemi bërë njëherë Kushtetutën dhe duhet të respektojmë vetëm atë”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.
Presidenti tha se në rastin e Dvoranit nuk kemi të bëjmë më një individ, por me integritetin e Gjykatës së Lartë. “Nuk kam parë ende zyrtarisht një vendim te KLGJ. Kjo është një çështje tepër elementare, edhe një student i juridikut që e ka marre notën 5 pa mik, e ka të qartë. E vetmja që gjë mbetet e paqartë është nëse zotëria në fjale e ka mbaruar mandatin e dytë apo jo, meqë mandati i parë i ka mbaruar që në 2014. Nuk kemi të bëjmë me një individ, por me integritetin e Gjykatës se Lartë”,- tha Presidenti Meta.
KOHA JONË SONDAZH

