Kreu i Shtetit: Vendi është në udhëkryq, vota është gjëja më e shenjtë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur nga Shkodra për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i Shtetit thotë se në krye të marshimit do të jetë pikërisht kryeqendra e veriut për të cilën shprehet se ka qenë dhe është frymëzim për demokracinë edhe në kohët më të errëta.

Me shinat e Kushtetutës, dhe të demokracisë. Në themel të Kushtetutën janë zgjedhjt e lira dh vota e lirë dhe e barabartë e çdo qytetari. Jam i bindur se Shkodër do jetë në krye të marshimit, ka qenë frymëzimi për demokracinë edhe në kohët më të errëta.

Jam i sigurt edhe më shumë. Duket bërë çdo gjë, për suksesin e demokracisë, për zgjedhjet e lira, ne nderojmë jo vetëm sakrificat e martirëve të 2 prillit, por edhe të gjithë atyre që në emër të fjalës së lirë, demokracisë, lirisë së besimit u martirizuan”, u shpreh Presidenti Meta në një prononcim për gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?