Kreu i shtetit zbret në terren, banorët e Shijakut i kërkojnë takim

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar pasditen e kësaj të enjteje me qytetarë të Shijakut, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Një përfaqësi banorësh të Shijakut kanë kërkuar takim me kreun e shtetit dhe e kanë njohur atë me vështirësitë me të cilat po përballen për shkak të mungesës së një zgjidhjeje, disa muaj pas ngjarjes tragjike.

Kreu i shtetit ka lënë për pak orë zyrën e Presidencës dhe ka zbritur në terren ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të kësaj zone të goditur rëndë nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga ankesat që qytetarët i parashtruan presidentit Meta kanë të bëjnë me zvarritjet e punës për rindërtimin e objekteve të dëmtuara, por edhe për raste korrupsioni ata kanë ndeshur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?