Kreu i SPAK, Altin Dumani takohet me administratoren e DEA-s
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë.
Gjatë këtij aktiviteti Altin Dumani zhvilloi një takim konstruktiv me Administratoren e DEA-s, Anne Milgram.
Gjatë këtij takimi Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.
Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë. Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.