Kreu i SPAK, Arben Kraja: Kryeministria më ftoi, por kisha shumë punë sot

Në mënyrë simbolike mëngjesin e sotëm në Kryeministri u ngrit flamuri i BE-së, pas çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Përpos mungesës së opozitës, u vu re edhe mungesa e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja.

Në një reagim për ”Report Tv”, Kraja pranon që e ka marrë ftesën, por sqaron se nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera.

“Kam pasur ftesë, por për arsye të angazhimeve që kisha të planifikuara më parë online takime me autiritete homologe të huaj, nuk kisha mundësi të shkoja, angazhime për çështje pune”.

SHKARKO APP