Kreu i SPAK flet për inceneratorët dhe nxjerrjen e të dhënave personale
Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka folur lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave personave, si pagat dhe targat, për më shumë se 600 mijë shqiptarëve.
Arben Kraja theksoi se ky institucion vepron mbi bazë të kompetencave. Por sipas Krajës, nëse në skandalin e publikimit të pagave do të ketë të përfshirë subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e SPAK, patjetër që ky institucion do të përfshihet në hetim.
“SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencën tonë, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, patjetër që edhe SPAK do të hetohet”, u shpreh kreu i SPAK, Arben Kraja.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë hetim për inceneratorin e Tiranës, ai tha se hetimi është i hapur jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por për të tre inceneratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.
“Ka hetim për të tre inceneratorët”, u shpreh Kraja.
Gjithashtu ai theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet.