Kreu i SPAK raporton bilancin e punës në Kuvend: “Kemi sekuestruar 70 milionë euro pasuri”
Kreu i SPAK, Arben Kraja, bëri një rezyme të punës së Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2021.
Gjatë raportimit të bërë në Kuvend, ai bëri me dije se gjatë viti që lamë pas, janë regjistruar 15 procedime penale dhe janë hetuar 25 persona, ku kanë përfunduar dhe kanë shkuar në gjykatë 3 procedime për 7 të pandehur.
Gjithashtu ai shtoi se janë dënuar 13 persona dhe janë sekuestruar 70 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme.
“Prioritet i rëndësishëm i Prokurorisë së Posaçme ka qenë rritja e bashkëpuinimit me agjencitë e huaja, janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me agjencitë amerikane, italiane, gjermane dhe blege.
Në prokurorin ë e Posaçme kanë ushtruar fiunksionin 15 prokurorë dhe 13 oficerë të ish-prokurorisë së Krimeve të rënda. Në shtator të vitit 2021 kanë filluar funksionin 28 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gjatë vitit 2021 janë verifikuar 316 materiale pasurore si dhe janë paraqitur dhe miratuar nga gjykata 14 kërkesa për sekuestrim pasurish si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për konfiskim pasurish. Në zbatim të aktit normative për të quajturën OFL, Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021 ka paraqitur në gjykatë 25 kërkesa për sekuestrim pasurie dhe 75 kërkesa për konfiskim pasurie”, tha Kraja.