Avokatët e Ahmetajt: Nuk ka asnjë fshehje të pasurisë

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani është larguar nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku kërkohet leja nga Kuvendi për të arrestuar deputetin e PS-së, ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj. Avokatët thanë se nuk ka asnjë fshehje të pasurisë nga ana e klientit të tyre.

Është në Kanada?

Avokatët: Nuk kam informacion.

Kur keni komunikuar?

Avokatët: Para 5 minutash.

”Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për çështje personale. Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Shumë dëshmi thatë. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shtrembëroni që në fillim. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve”, thanë avokatët.

SHKARKO APP