Kreu i SPAK-ut: Ilir Meta është nën hetim

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja për herë të parë zbulon se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nën hetim për dosjet që janë dorëzuar për financimet në parti.

“Po, janë çështje nën hetim, vazhdojnë hetimet edhe për ato. Janë disa çështje që lidhen me financimet e partisë dhe lobimin, nuk mund të them më tepër, por janë nën hetim. Ne po hetojmë faktet, se kush do të dalë përgjegjës është histori e hetimit”, u shpreh Kraja në një intervistë për ”Euronews Albania”.

Nga ana tjetër, gjatë intervistës ai nënvizoi se në asnjë moment nuk kanë marrë ndonjë udhëzim nga ndërkombëtarët për ndonjë çështje të caktuar.

SHKARKO APP