Kreu i SPAK-ut: Kemi hetime shumë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, paralajmëroi sot hetime shumë të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.

SPAK është tani i konsoliduar si strukturë dhe është në një fazë delikate që të kapërcejë problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm. Situata është që të gjithë janë tepër intensivë dhe aktivë në ushtrimin e detyrës. Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim për pastrimin e parave, korrupsionin dhe tani është momenti të ecim përpara. Niveli që kemi arritur në bashkëpunim është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore që kryejnë hetime me vendet e BE-së”, tha Kraja në një tryezë me përfaqësues të Bashkimit Europian dhe institucioneve të drejtësisë në vend.

 

SHKARKO APP