Krijohet e Këshilli i Bashkëpunimit Strategjik me Turqinë, Erdogan: Ja çfarë diskutuam me Ramën

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan kanë firmosur marrëveshjen për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të lartë.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha se Shqipëria është një mik dhe vëlla i Turqisë, duke theksuar se vendet duhet të çojnë para marrëdhëniet mes dy vendeve, kjo edhe për shkak të historisë.

Po ashtu Erdogan zbuloi se në takim me Ramën janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve dhe çështje rajonale në fushën e ekonomisë, kulturës dhe se çfarë mund të bëjmë në projektet e ardhshme.

Erdogan: Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat. Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar sëbashku dhe kemi lënë gjurmë në histori.

Frymëzuar nga historia jonë ne e konsiderojmë si detyrë të përmirësojmë këto marrëdhënie.

Në takim ne diskutuam marrëdhëniet dy palëshe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kjo marrëveshje e firmosur do të mundësojë zhvillim të mëtejshëm në çdo fushë. Përves diskutimit të çështjeve bilaterale diskutuam edhe ato rajonale në fushën e ekonomisë, kulturës dhe se çfarë mund të bëjmë në projektet e ardhshme.

Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses proiesidencën e radhës të OSBE dhe ka marë atë të BISEK, pas 1 janarit.

SHKARKO APP