Statuti dhe zgjedhjet për kryetar, krijohet “Lëvizja për demokraci në PS”
Krijohet një grupim i ri brenda Partisë Socialiste. Ka qenë Maqo Lakrori ai që ka shpallur platformën “Lëvizja për demokraci në PS” gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare. Kjo lëvizje kërkon zbatimin e statutit dhe kryerjen e zgjedhjeve për kryetar, gjë e cila është kërkuar shumë herë publikisht edhe nga deputeti Ben Blushi.
Pjesë e kësaj platforme janë Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, ish Presidenti Rexhep Meidani, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Suzana Hakrama.
Kjo lëvizje kërkon zbatimin e statutit të partisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin.
Në krye të kësaj lëvizje është Maqo Lakrori, i cili në vitin 2009 kandidonte përballë Ramës për postin e kryetarit të partisë. Mbështetës të kësaj lëvizje janë:
Maqo Lakrori, Rexhep Meidani, Ben Blushi, Petrit Ago, Mimoza Hafizi, Suzana Hakrama, Namik Kopliku, Ndre Legisi, Petrit Ago, Suzana Hakrama.
http://www.kohajone.com/2016/03/09/platforma-e-plote-e-levizjes-per-demokraci-ne-partine-socialiste-te-shqiperise/