Krimet zgjedhore/SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli
Politikë E Enjte, 15 Maj 2025 11:08
SPAK ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.
Kryebashkiaku i Vaut të Dejë është nën hetim për “korrupsion zgjedhor”.
Më herët gjatë fushatës, kryeministri Rama në një takim në Vaun e Dejës, iu drejtua Shkrelit:
“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”
Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

