Krimi në vend, Rama: Viti 2022 shënoi numrin më të ulët të vrasjeve në tre dekadat e fundit

Nga mbledhja maratonë me ministrat në këtë fillimvitit, kryeministri Edi Rama ka ndarë shifra për disa sektorë. Këtë herë kreu i qeverisë është ndaluar tek rendi dhe krimi, ku ndër të tjera shkruan se viti 2022 ka numrin më të ulët të vrasjeve në tre dekadat e fundit. ”Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë”,-shkruan Rama në një postim në facebook.

Postimi i plotë nga Rama

FAKT kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit.

KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit.

Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë.

SHKARKO APP