Klodiana Lala te Ylli Rakipi: Katër janë qytetet më problematike në Shqipëri…

Te Ylli Rakipi në emisionin e njohur “Të Paekzpozuarit” po debatohet për korrupsionin dhe krimin.

Vrasjet në Shqipëri janë shtuar frikshëm, dhe bandat nuk po pyes për rend dhe polici. Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, teksa numëronte krimet e fundit në vend, thotë se krimi është bërë shumë radikal, duke dashur të përçojnë mesazhe te qytetarët.

”Ngjarja e fundit e atentatit ndaj Aleksandër Sadikaj, në afërsi të TEG-ut ndaj të cilit u përdorën sasi rreth gjysmë kg tritol, e pandodhur qëkur, ndodhi aty ku ka qarkullim të madh dhe ngjarja ka krijuar pasiguri te qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto ngjarje tregojnë se krimi është bërë shumë radikal, në këtë mënyrë ata duan të përçojnë mesazhe te njerëzit. Rastet e fundit kanë krijuar një klimë terrori te qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi disa qytete problematike, e para është Tirana, me pas Elbasani, që kohëve të fundit ka pasur një seri ngjarjesh dhe më pas atentatet kanë kaluar në seri, më pas kemi Durrësin që ka kriminalitet të shtuar, Shkodra po ashtu”,-tha Lala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?