Krisja LSI-PD/ Braimllari: Nisi që para 25 prillit, Basha s’erdhi në miting
Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, thotë se krisja PD-LSI ka nisur me provokime para dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Për të gjatë fushatës opozita dështoi të krijonte një frymë të përbashkët.
Po ashtu Braimllari tregoi se Basha në përfundim të fushatës ka refuzuar që të marrë pjesë në mitingun përmbyllës të LSI-së.
”Është shumë e qartë tani në opinionin publik, nuk pati një frymë fituese në bazë dhe të udhëhequr nga kryetari. Ka pasur provokime LSI nga PD edhe përpara 25 prillit. Nuk na ftoi në mitingun e PD dhe nuk erdhi në mitingun përmbyllës të LSI”, tha ai për ”Euronews Albania”.
Për çështjen e daljes me një listë të përbashkët, Braimllari tha se nuk ka pasur asnjë diskutim mes PD dhe LSI. ”Nuk ka pasur asnjë përpjekje dhe komunikim për listë të përbashkët. Monika Kryemadhi i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos tradhtojë frymën dhe aksionin e opozitës”.