Kristo Dako, përkujtohet si një patriot dhe një humanist i madh
Nga Edi Rama.
AMARCORD
Neser do te perkujtohet nje patriot dhe nje humanist i madh, Kristo Dako, i cili lindi ne Korce me 24 dhjetor 1876 dhe nderroi jete ne Tirane me 16 dhjetor 1941.
Bashkeshortit te Sevasti Qiriazit, motres se Parashqevise, me te drejte mund t’i thuren te tere lavdet e mundeshme per veprat e tij patriotike te pashoqe, ne Shqiperi e ne diaspore.
Megjithate, me po aq te drejte, vlen te konsiderohet e plote kjo veper vetem kur sjell ne mendje sipermarrjen fantastike te krijimit dhe zhvillimit te Institutit femeror Kyrias, i cili u ngrit nga hici ne vitet ’20 ne nje terren ne Kamez qe patrioti Refik bej Toptani e dha me deshire per kete qellim, duke lejuar ndertimin e nje godine neoklasike me tulla te kuqe, aty ku me vone do te strehohet Instituti bujqesor.
Nese Shqiperise i donin te miren, Kristo Dako, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi donin me te miren per vajzat dhe edukimin e tyre. Vepra e tyre pedagogjike, gjithnjeheresh humaniste dhe patriotike, i ka bere me kohe ata figura bamirese te shquara te kombit.
KOHA JONË SONDAZH

