“Kritikat e Ben Blushit i ngazëllejnë njerëzit më shumë se kritikat e PD”

Ish-ministri i Bujqesisë ne qeverisjen demokrate, Jemin Gjana, aktualisht kreu i departamentit të rikthimit të figurave historike në PD, duke akuzuar qeverinë për gjendjen ne vend, deklaron prere se opozita nuk është sot në gjendje të drjetojë vendin me kualitetet ndryshe nga ata që e drejtojnë.

Në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” ai thote se përballë një qeverie të tillë, opozita duhet të zhvillojë më tepër opozitarizmin dhe t’u kthejë shqiptarëve besimin tek e ardhmja

Sipas tij, është pa sens që njerëzit ndjehen kaq të frustruar sa të njëjtat gjëra në gojën e opozitës i ngazëllejnë më shumë kur i dëgjojnë nga deputeti kritik i Partisë Socialiste, Ben Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjana kërkon një opozitë të unifikuar ndërsa kreut të saj, Lulzim Bashës, i sugjeron se duhet të reflektojë ndaj kritikave brenda PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita fjalën ka. Mendoj se si opozitë ia kemi dalë të themi të vërtetat, të sipërmarrim dhe të kurorëzojmë disa lëvizje politike, të bëjmë analizën e plotë dhe të saktë të gjendjes në të cilën ‘Rilindja’ ka katandisur fatet e vendit.

Është përpunuar pothuajse programi qeverisës për të ringritur vendin, financat dhe ekonominë e tij.

Nuk i mungojnë PD-së kapacitet intelektuale nga grupimet e reja të politikës, por edhe nga ata që kanë një eksperiencë e trashëgimi të vyer e të papërlyer qeverisëse për të drejtuar punët në të nesërmen.

Të mendosh se opozita nuk është e gatshme të drejtojë me kualitete që ndryshojnë thelbësisht me ata që drejtojnë sot, më së paku është e pavërtetë”– thotë ai.

“Opozita mund dhe duhet të bëjë më shumë, por duket se rrjedha e ngjarjeve kërkon kohën e vet.

Është pa sens që njerëzit ndjehen kaq të frustruar sa të njëjtat gjëra në gojën e opozitës i ngazëllejnë më shumë kur i dëgjojnë nga Blushi.

Dua ta them troç se opozita zvetnohet kur njerëzit ulin kokën dhe kanë më pak guxim se në kohën e diktaturës. Mijëra e mijëra biznese rruge e biznese të vogla e të mesme në faliment a në prag falimenti kanë frikë t’i dalin zot vetes, të bashkëngjiten në lëvizjen e opozitës. E gjitha nga frika, nga arroganca e pushtetit”– thote ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?