Kritikat e Ramës ndaj SPAK, Berisha: Porta e Prokurorisë së Posaçme i duket si e ferrit
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur të shtunën në Asamblenë e PS-së, i kërkoi SPAK-ut që të niste hetimet për shpalljen e Berishës “non-grata” nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti Ilir Meta.
Sali Berisha thotë se Rama bëri fjalimin më horror për SPAK-un, por i duket si portë ferri ndërsa sallat e mbledhjeve i duken si qeli të zeza. Me ironi, Berisha thekson edhe se Edi Rama po jeton ditën dhe natën në botën e përtejme duke iu referuar aferës së inceneratorëve, Portit të Durrësit dhe jo vetëm.
“Ai e di mirë se hekurat në duart e zyrtarëve të tij sot janë hekura në duart e ministrave, Agaçios dhe vet atij. Ndaj dhe bërtet korridoreve jashtë kontrolli si Saçi i bulevardit, të cilin e kishte mik, se nuk do lejojë kurrë njeri që ti përmbysë qeverinë. Miq, i sfazuar dhe në koshmar të plotë Rama dje në asamblenë e tij lëshoi kushtrimin: Anibales ante portam, Anibali para portës apo Erdhi Berisha dhe i kërkoi përsëri publikisht Spakut të Partisë: me shpëtoni nga Sali Berisha”.
Shkrimi i plotë nga Sali Berisha
Kreu i organizatës kriminale Edi Rama në panik dhe horror të madh. Firmat i duken hekura, sallat e takimeve i duken qeli! Punonjësit e Skapit të Partisë i duken ushtarë të Luçiferit. Dera e SPKU-t i duket dera e ferrit!
Përveç fjalimit horror për SPAK-un ai si kurrë ndonjëherë më parë publikoi edhe 4 statuse në rrjetet sociale kushtuar atij.
Miq, Edi Rama i ngërthyer si kurrë më parë nga Thanatos- Complex apo kompleksi i vdekjes, po jeton ditën dhe natën në botën e përtejme në të cilën firmat për inceneratorët, Check-upin, Portin e Durrësit e të gjitha PPP i shfaqen si hekura të rënda jo vetëm në duar por edhe në këmbë.
Porta e prokurorisë së posaçme SPAK-ut i duket si porta e ferrit, punonjësit e personeli të kësaj prokurorie përfshi këtu edhe portierin i duken si gardian të Luçiferit, sallat e mbledhjeve i duken qeli të zeza, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj herë i duken si Basha herë tjetër si të penduar të drejtësisë.
Netët që fjeti në Dhermi klith në kup të qiellit “Erdhi, erdhi, erdhi”, fjala është për mua, të cilit në një ëndër e i dukem si Luçiferi kurse në një tjetër i shfaqem si Anibali.
Por tmerri ndaj Berishës është po kaq i madh edhe gjatë ditës saqë rojet kanë marrë urdhër të prerë të mos e lejojnë kurrë të dalë nga shtëpia pa pampers pasi po ti dalë Berisha para në rrugë, në palament apo gjetiu atij i ndodh ajo që tashmë është bërë virale në fotot e tij të njomura nën vete.
Prandaj dhe ai në çdo ngjarje të madhe të partisë së tij frymezohet vetëm nga bota e përtejme në të cilën ai gjallon.
Kështu, në Kongresin e fundit të PS, për të cilin analistët konstatuan se në përmbajtje ngjasonte shumë me Kongresin e Cosa Nostras pasi u muar vetëm me Skapin e Partisë dhe Berishën, kundërshtarin që e tmerron. Në një status timin unë e quajta thjesht Kongresi i lepurit në bark të Edi Ramës.
Por makthi i Ramës nga ligjet që ka shkelmuar për të pasuruar veten ka kaluar nga lepur në bark, në tmerr, horror të vërtet në shpirtin e tij.
Ndaj dhe ai në dèsarroi të vërtet e shndërroi Asamblenë e djeshme të PS në asamble të tmerrit, horror që ka pushtuar shpirtin e tij.
Kështu Rama në Asamblenë e narkopartisë së tij tërësisht i shpërfytyruar i kushtoi gjysmën e fjalimit të tij Skapit të Partisë ndaj të cilit bëri kërcënime asgjesuese në rast se prokurorët tradhëtar do të guxonin të imagjinonin e ndërmerrnin veprime ndaj ministrave, Agaçio dhuratmadhit, Dvoranit të Partisë dhe larg qoftë vetë atij.
Ai e di mirë se me firmat që ka vendosur në aferën e djegësave por dhe në të gjitha PPP është dhe do jetë dashi kurban i Skapit të Partisë pasi të gjitha shkeljet ligjore kriminale të ministrave të tij e kanë origjinën te firma e tij.
Ai e di mirë se hekurat në duart e zyrtarëve të tij sot janë hekura në duart e ministrave, Agaçios dhe vet atij!
Ndaj dhe bërtet korridoreve jashtë kontrolli si Saçi i bulevardit, të cilin e kishte mik, se nuk do lejojë kurrë njeri që ti përmbysë qeverinë.
Miq, i sfazuar dhe në koshmar të plotë Rama dje në asamblenë e tij lëshoi kushtrimin: Anibales ante portam, Anibali para portës apo Erdhi Berisha dhe i kërkoi përsëri publikisht Spakut të Partisë: me shpëtoni nga Sali Berisha.
Rama e ka kuptuar se loja me opozitën e emëruar prej tij, ABB Alibej-Bardhi, do të ketë fundin e Bravo opozitës dhe se me opozitën e vërtët ai tashmë është i pashpresë!