Kritikat nga OSBE-ODIHR për 14 Majin, Balla: Shkoni në fshat, mos monitoroni mediat

Partia Socialiste nuk pajtohet me raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, ku u evidentua se “fushata u dominua nga liderët e partive duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve ku fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u përqendrua më së shumti në politikën dhe partitë, veçanërisht jashtë Tiranës”.

Përgjigjen e dha kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u tregua i ashpër në qëndrimin e tij, duke thënë se OSBE-ja do të duhet të zbriste në terren për të parë fushatën e vërtetë dhe jo atë të pasqyruar në media. Sipas tij, në media nuk është pasqyruar asnjë nga puna që është bërë në çdo fshat.

“Raporti i OSBE/ODIHR, ku zonja Glover që thotë se në këtë fushatë nuk u pa të flitej për çështje të komuniteteve. Nuk e di në cilat takime e ka parë këtë gjë, por nëse i referohen mediave dhe monitorojnë se çfarë pasqyrimi i kanë bërë mediave fushatës kjo është çështje tjetër. Asgjë që ka ndodhur në fushatë nuk ka lidhje me atë që është pasqyruar në media. Unë i ftoj të shkojnë në një fshat të vetëm të qarkut Fier dhe të pyesin, pasi ne kemi komunikuar me njerëzit dhe pjesa kryesore e fushatës është diskutimi dhe punët që janë kryer dhe do bëhen për komunitetet”,-tha Balla.

SHKARKO APP