Kriza e emigrantëve, Bushati takim me ministrat e rajonit në Selanik

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Punëve te Brendshme Saimir Tahiri morën pjesë në takimin e ministrave  të jashtëm dhe të brendshëm të Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë për krizën migratore, që u zhvillua në Selanik.

Në fokus të takimit ishin diskutimet mbi krizën migratore të shkaktuar nga fluksi i të ardhurve nga vatrat e luftës dhe konflikteve në Lindjen e Mesme si dhe forcimi i dialogut dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis katër vendeve.

Ministrat u ndalen ne frymën e angazhimeve të ndërmarra në Mbledhjen e Nivelit të Lartë të tetorit 2015 mbi fluksin e refugjatëve përgjatë vijës së Ballkanit Perëndimor. Takimi i Selanikut e vuri theksin ne evidentimin e aspektit human në trajtimin e saj, nevojen per koordinim dhe përforcim të veprimit dhe masave operacionale në adresimin e sfidave që sjell kjo krizë, përfshirë rreziqet e trafikut të qenieve njerëzore, kërcënimit të sigurisë dhe terrorizmit. Ne kete kontekst ministrat shprehen vendosmerine në mbrojtje të vlerave tona dhe respektimit të lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

BushatiThellimi i agjendës gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit mbi migrimin midis Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte, gjithashtu, një tematikë e rëndësishme e diskutimeve të këtij takimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Bushati ritheksoi angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët evropiane bazuar në ndjenjën e solidaritetit dhe kapacitetit, si dhe vullnetin për të mbajtur gjallë vlerat, parimet dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare. ” Bashkepunimi cilesor vendeve kandiadet me ato anetare te BE-se, duhet te shnderrohet ne nje mundesi per te perforcuar angazhimin politik per te pershepjtuar proceset integruese te vendeve te Ballkanit Perenidmor”, theksoi ai.

“Mbeshtesim kete format takimi i cili mbart nje vlere te vacate jo vetem per te shkembyer eksperiencat per bashkepunimin nderkufitar, por edhe per te evidentuar ato rreziqe qe burojne nga ndryshimi i mjedisit te sigurise ne jug dhe lindje te Mesdheut”, u shpreh Ministri Bushati.

Gjithashtu ne kuader te ketij ministeriali, Ministri Bushati zhvilli nje takim dypalesh me homologun grek Nikos Kotzias. Dy ministrat u ndalen ne vijimin e komunikimit dhe procesit të nisur, të trajtimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për te gjitha dypaleshe, axhendes se bashkëpunimit ekonomik, zhvillimet në rajon dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Palët shprehën rëndësinë e vijimit të dialogut midis dy qeverive të vendeve tona, në kuadër të rritjes së frymës së besimit dhe nevojës së konkretizimit të veprimit, për të avancuar drejt zgjidhjeve për çështjet dypalëshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?