Kriza Moskë-Kiev, ministrja Xhaçka: I bashkohemi BE-së për sanksione shtesë ndaj Rusisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur këtë të mërkurë për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Rusisë pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Ukrainës, Donetsk dhe Luhan.
E pranishme në takimin e 14-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit mes përfaqësuesve nga vendi jonë dhe Bashkimi Europian, Xhaçka tha se vendi ynë është tërësisht i linjësuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Nga ana tjetër, ministrja shtoi se është dakord me shtoi se mbështet vendimin e Bashkimit Evropian për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë.
“Sulmet ndaj arkitekturës evropiane të sigurisë e bëjnë edhe më të domosdoshme qasjen e përbashkët të BE-së dhe rajonit tonë. Shqipëria sapo ka vendosut t’i bashkohet deklaratës së Bashkimit Evropian që dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të njohur rajonet e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si entitete të pavarura dhe vendimin që pasoi për të dërguar trupa ruse në këto zona, deklaratë që përcakton se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë”.