Kriza në Kosovë, Lajçak: Rama, rol konstruktiv. Dokumentin për Asociacionin e kemi analizuar

Placeholder Image

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak në një intervistë dhënë për ”Euronews Serbia” për situatën më të fundit në veri të Kosovës, ka deklaruar se dy udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit kanë rënë dakord për zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

“Sigurisht që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajt në vijim. Dhe kjo ishte një nga pikat për të cilat Vuçiç dhe Kurti ranë dakord. Është e qartë se kryetarët e bashkive nuk kanë legjitimitetin që duhet të kenë. Kryetar komunash me legjitimitet mund të jenë vetëm ata të zgjedhur nga serbët e Kosovës”, u shpreh Lajçaku.

Zyrtari i lartë i Bruskelit vlerësoi si konstruktiv rolin aktiv që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në dobi të procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si Kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritar për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje”.

Një vlerësim pozitive dha edhe për propozimin e Ramës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke se ka dokumenti ka elementë që mund të merren në konsideratë.

SHKARKO APP